FAQ

Pyetjet e bëra më shpesh!

A ka ndonjë kufizim në hyrje për shkak të moshës?

Colour Day Festival është një ngjarje e gëzueshme për të gjitha moshat. Ne këshillojmë pjesëmarrjen e më të vegjëlve shoqëruar nga të rriturit.

A mund të sjell pluhurin tim?

Për fat të keq jo. Pluhuri i Colour Day Festival është testuar dhe i pajisur me të gjitha liçencat legjitime të ISO, së bashku me të drejtën e përdorimit dhe shpërndarjes së tij.

A ka një kod veshje?

Jo nuk ka! Ju sugjerojmë të mos vishni rroba të bardha, me qëllim që ngjyrimi mos të jetë aq shumë i dukshëm!

Çfarë duhet të ketë dikush me vete?

E vetmja gjë që nuk mund t’i paraprijmë është dielli, kështu që është mire të keni kapele me vete, rroba të rehatshme dhe të përshtatshme për në diell.

A ka diçka që nuk duhet ta kem me vete?

Ashtu si në të gjitha festivalet, për arsye sigurie, është e ndaluar të hyni me objekte të mprehta dhe armë të ftohta. Brenda hapsirës së festivalit do të gjeni bare dhe kioska për të ngrënë dhe për të pirë.

A mund ta sjell kamerën time?

Ju mund të përdorni telefonin tuaj celular, kamera digjitale dhe GoPros. Kamera SLR dhe DSLR nuk lejohen pa lejen e organizatorëve. Për marrjen e lejes ju duhet të aplikoni në email: albania@colourdayfestival.com

hiqen ngjyranga veshjet e mia?

Po! Ne ju mund të mbani t-shirtin tuaj të preferuar. Ne ju sigurojmë që pluhuri mund të hiqet lehtë dhe me një të shkundur, para se të lahet!

Ku mund të gjej më shumë qese me pluhur?

Me blerjen e biletës ju keni edhe nje qese bojë dhuratë. Në qoftë se keni nevoj për më shumë bojë ju mund ta gjeni atë në pikat e shitjes së bojës brenda në hapësirën e festivalit.

A do të ketë vende për ushqim dhe pije?

Sigurisht! Brenda në festival ka hapësira të dedikuara për ushqim dhe pije freskuese!

A ka ndonjë rimbursim nëse nuk shkoj në festival?

Për fat të keq jo! Por ju mund të rishisni biletën miqve tuaj, kështu ju mund të merrni pas vlerën tuaj!